Sot u luajtën tri ndeshjet e mbetura, për të mbyllur javën e 21-të të Superiores. Tirana dhe Elbasani fituan respektivisht ndaj Flamurtarit dhe Dinamos. Në anën tjetër ishte Vora dhe Teuta që ndanë nga 1 pikë.
Elbasani po i bën presion dyshes së kreut. Aktualisht Vllaznia dhe Egnatia numërojnë vetëm 1 pikë më tepër se verdheblutë. Dinamo që mbyll zonën “Final Four” ndodhet 6 pikë larg.
Teuta, Partizani, Vora, Bylis, Flamurtari dhe Tirana shfaqen në vallen e mbijetesës, për shkak të rezultateve të fundit dhe diferencës me pjesën sipër. Teuta qëndron si vend i pestë me 1 pikë më tepër se Partizani.
Vora ndërkohë numëron 5 pikë më shumë se Bylisi, që ndodhet në “play out”. Tirana e vendit të fundit, e gjen veten tashmë 2 pikë larg atij pozicioni. Flamurtari si i parafundit iu kthye zhgënjimeve.
RENDITJA E SUPERIORES PAS 21 JAVËVE














