Ndërron jetë një i dënuar 20-vjeçar në burgun e Shkodrës

SHKODËR- Një i dënuar ka ndërruar jetë ditën e sotme në burgun e Shkodrës. Bëhet fjalë për Nicolae Ionnut Erion Deliver, i lindur në Rumani me datë 23.03.2005, banues në Shkodër. Sipas burimeve paraprake mësohet se, 20-vjeçari është konstatuar nga policia se nuk po lëviz nga shtrati, duke sjellë njoftimin të menjëhershëm të personelit shëndetësor të burgut.

Pas vlerësimit mjekësor, janë konstatuar parametra jetësorë të ulët dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore, me rekomandim për dërgim të menjëhershëm në urgjencën e spitalit. Në urgjencën e Spitalit të Koplikut i është dhënë ndihma mjekësore e menjëhershme, por më pas mjeku i urgjencës ka konfirmuar se 20-vjeçari ka ndërruar jetë. Ndërkohë, spitali ka njoftuar menjëherë organet kompetente të cilat po bashkëpunojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Ky shtetas ishte arrestuar më datë 07.10.2024 dhe ishte akomoduar në IEVP Shkodër më datë 10.10.2024, me masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”