Brazili zgjedh dhe ”prenoton” shtëpinë e re në SHBA, për ndeshjet e Botërorit 2026

SHBA – Seleçao do të qëndrojë në The Ridge Hotel, në Basking Ridge, dhe do të përdorë qendrën e stërvitjes Columbia Park në qytetin e Morristownit.

Zgjedhja e vendndodhjes është strategjike: ndeshjet e fazës së grupeve do të zhvillohen në New Jersey, Philadelphia (më pak se 1 orë me makinë) dhe Florida (rreth 2 orë me avion). Kjo u mundëson lojtarëve dhe stafit të kombëtares braziliane të kenë pushim dhe përgatitje optimale.

Kombëtarja, e udhëhequr nga Carlo Ancelotti, do të përballet me Marokun (14 qershor), Haitin (20 qershor) dhe Skocinë (25 qershor), duke synuar titullin e gjashtë Botëror për Brazilin.

Qendra e stërvitjes, Columbia Park, është përdorur zakonisht nga New York Red Bulls dhe ofron kushte moderne të inauguruara në 2024. Kompleksi përfshin fusha të klasit të parë, ambiente sportive dhe mjekësore të brendshme, si dhe zyra për staf dhe drejtuesit teknikë.

Brazilianët do të kenë kështu një “laborator të avancuar stërvitor” për të përgatitur lojtarët si Vinicius, Raphinha dhe Casemiro për sfidat e mëdha të turnout, nëse ata do të jenë të preferuar nga trajneri Ancelotti.