Tiranë, 14 janar 2026
Ilir Vrenozi ka lënë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, duke ndërprerë rrugëtimin e tij në këtë edicion të spektaklit.
Pas përfundimit të Prime-it të mbrëmjes së djeshme, Vrenozi ndodhej në akuarium, ku u takua me dy banorët e rinj, Artanin dhe Aleksandrën, si edhe me tre të nominuarit: Gretën, Angelon dhe Keijsi. Më pas, ai kaloi edhe në pjesën tjetër të shtëpisë për të përshëndetur banorët e tjerë.
Gjatë takimit me ta, Ilir Vrenozi sqaroi se vendimi për t’u larguar ishte marrë për arsye shëndetësore, duke theksuar se e kishte të pamundur të vijonte qëndrimin në shtëpi.
I prekur emocionalisht dhe me lot në sy, Vrenozi u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, duke hequr dorë përfundimisht nga gara dhe nga çmimi i madh.













