GREQI- Një sulm i përgjakshëm ka ndodhur në Greqi, orët e parët e para të mëngjesit të sotëm. Pronari shqiptar i një dyqani suvlaki dhe djali i tij 39-vjeçar u qëlluan me armë zjarri.
Sipas informacioneve, autorët e sulmit me armë ishin tre persona që mbërritën me makinë në orën 2:40 në biznesin që ndodhej në rrugën Agoniston Polytechneiou . Mësohet se, pronari 70-vjeçar i biznesit, me origjinë nga Shqipëria, u qëllua në këmbë, ndërsa djali i tij 39-vjeçar u plagos në kofshë dhe pulpë.
Mediat greke bëjnë me dije se, pficerët e policisë që mbërritën në zonë mblodhën gjithsej 4 gëzhoja. Pas të shtënave, tre autorët u larguan me makinë në drejtim të panjohur, ndërsa FBI-ja greke ka marrë përsipër hetimin e rasti













