Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku është gjetur i pajetë Astrit Hishenai, 54 vjeç, punonjës i Bashkisë Durrës, i cili ishte raportuar i humbur prej dy ditësh.
Trupi i tij është gjetur i mbytur në një kanal, në zonën e Plepave, rreth 15 metra larg Marinës Detare.
Policia e Durrësit ka dhënë informacion lidhur me largimin nga banesa të shtetasit Astrit Hishenait 54 vjeç. Pas kërkimeve intensive nga shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i 54-vjeçarit është gjetur në një kanal kullues, në afërsi të ish-repartit ushtarak.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shtetasi Astrit Hishenai është marrë nga rrjedha e ujit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.













