Kushtoi 260 milionë Euro/ Shembet dheu në aksin Qukës-Qafë Plloçë, shpëton për mrekulli shoferi (FOTO)

Aksi Qukës-Qafë Plloçë kushtoi rreth 260 milionë euro, por problematikat me këtë aks kanë qenë të njëpasnjëshme.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje te dherave në hyrje të tunelit në aksin Qukës-Qafë Plloçë.

Në momentin e rrëshqitjes është goditur një automjet që ka qenë në lëvizje.

Fatmirësisht dëmet e shkaktuara kanë qenë vetëm materiale, duke dëmtuar automjetin vetëm në pjesën e përparme të tij.