Cërrik – Në vijim të informacionit të dhënë më parë për largimin nga banesa të shtetases E. R., 36 vjeçe, autoritetet bëjnë me dije se ajo është gjetur dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e saj.
Situata u trajtua nga autoritetet për të garantuar sigurinë e personit, ndërsa materiali i mbledhur iu referua Prokurorisë për veprime të mëtejshme.













