PEQIN – Vjedhje në banesë, merren pajisje sigurie dhe vegla pune

Një rast vjedhjeje është denoncuar në Policinë e Peqinit. Shtetasi B. Ç. ka kallëzuar se më datë 04.01.2026, në banesën e tij në fshatin Pekisht, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur DVR-në e kamerave të sigurisë si dhe disa vegla pune. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.