Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, në rrugën paralele me Portin, ku një automjet ka përplasur një kalimtar që po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes së fortë, 60-vjeçari Rifat Murra ka humbur jetën në vendngjarje. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të urgjencës, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
Durrës/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:44, në rrugën e re të portit, në vendin e quajtur “Marfish”, automjeti tip Benz, që drejtohej nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. M., 68 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 68-vjeçari ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.














