Është gjetur i pajetë 82-vjeçari Ali Avdolli, i cili ishte shpallur i humbur pasi ishte larguar nga banesa e tij pa lënë adresë, në prag të ndërrimit të viteve.
Pas disa ditësh kërkimesh, trupi i të moshuarit, i cili vuante nga demenca, është konstatuar pa shenja jete. Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e sakta të vdekjes, as vendi ku ai është gjetur i pajetë.
Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit.













