Akuzohet se përd’hunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, lihet në burg 67- vjeçari në Korçë. Fetusit do t’i bëhet testi i ADN-së

Gjykata e Korçës ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për 67 vjeçarin Rushan Selko, i cili akuzohet se përdhunoi dhe la shtatzanë një 12 vieçare.

Selko sipas policisë së Korçës, abuzoi seksualisht me fqinjën e tij të mitur në muajin gusht. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e 67 vjeçarit në fshatin Piskupat në bashkinë e Pogradecit.

Gjatë kësaj periudhe ai kërcënonte të miturën që të mos tregonte për atë çfarë kishte ndodhur ndërkohë rasti u zbulua nga prindërit e të miturës të cilët vunë re ndryshimet fizike të saj.

Ekzaminimi mjekësor zbuloi se vajza ishte 22-javëshe shtatzënë dhe më pas ajo rrëfeu të gjithë ngjarjen e rëndë.

Organi i akuzus ka kërkuar masën e sigurisë arrest në burg për 67 vjeçarin çka është pranuar edhe nga gjykata. Seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura ka zgjatur më tepër se dy orë.

Burimet brenda seancës gjyqësore bëjnë me dije se 67- vjeçari nuk e ka pranuar që ka abuzuar seksualisht me të miturën. Ndërkohë, mësohet se vajzës i është marrë kampioni i fetusit për të kryer analizën e ADN-së për të vërtetuar atësinë e fëmijës.

Pritet që pas 2-3 javësh të dalë përgjigja e analizës e cila do hedhë dritë mbi ngjarjen e rëndë.