Krim i rëndë në Orikum/ Burri dhunon për vdekje gruan dhe më pas vret veten

Një krim në familje ka ndodhur në Orikum, në Vlorë. Burime paraprake bëjnë me dije se një burrë ka dhunuar dhe ka vrarë gruan e tij dhe më pas edhe veten.

Sipas informacioneve, fillimisht gruaja është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa më pas autori është kthyer në banesë, ku është gjetur pa shenja jete pasi ka vrarë veten.

Viktimat e identifikuar janë burri Llogora Xhebroi dhe bashkëshortja e tij Sose Xhebroi.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa hetimet vijojnë.