Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. H., 32 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan–Peqin”, automjeti që drejtonte u përplas me automjetin me drejtues shtetasin E. T., 45 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy pasagjere në automjetin e këtij të fundit, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.














