Lezhë-Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër mëngjesin e sotëm.
Nga përplasja e fortë e dy automjeteve në afërsi të fshatit Gocaj, dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 1 grua dhe një fëmijë që udhëtonin me mjetin tjetër janë plagosur.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy viktimat janë një çift bashkëshortësh nga Puka, të cilët janë identifikuar Elona Florini dhe Petrit Florini, ky i fundit me detyrë efektiv policie.
Për nxjerrjen e trupava kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të cilët më pas u morën me ambulancë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendgjarje për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Ky është aksidenti i dytë me viktima për këtë vit, pasi një aksident tragjik ndodhi në orët e para të ditës së djeshme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e quajtur “Bypass”.
Nga përplasja e dy automjeteve, tre persona Klejdi Myftari, 24 vjeç, Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, dhe Martin Dulaj, 25 vjeç humbën jetën. E plagosur mbeti e fejuara e Dulajt, Arsida Demiri, 19 vjeçe, u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.














