Dyshohet se përd’hunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, policia: Ngjarja ka ndodhur në muajin gusht

Policia ka arrestuar 67-vjeçarin nga Pogradeci i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 12 vjeçare.

Siç thuhet në njoftimin zyrtar, e mitura ka rrëfyer në prani të prindërve, psikologut dhe prokurorit se në gusht të këtij viti, shtetasi Rushan Selko, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj në banesën e tij në fshatin Piskupat.

Më i rëndë akoma është fakti se e mitura është shtatzënë.

67-vjeçari kishte njohje familjare me familjen e 12 vjeçares. Ai dyshohet se e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën që të mos e tregonte ngjarjen.

Rasti ishte evidentuar pasi vajza kishte pësuar ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Aty u konfirmua edhe shtatzënia.

Vijojnë hetimet për rastin tronditës.