Kreu marrëdhënie me 12-vjeçaren dhe e la shtatzënë, ky është 70-vjeçari që u arrestua nga policia

Personi që shihni në foto është 70-vjeçari Rushan Selko, i akuzuari për përdhunimin e 12-vjeçares në fshatin Piskupat të Pogradecit.

Familjarët e të miturës janë shprehur se me të autorin e dyshuar kishin shumë miqësi dhe rrinin shpesh në shtëpitë e njëri-tjetrit.

Ndër të tjera, ata nuk kanë patur dyshime që mund të ndodhte kjo ngjarje pasi kanë patur marrëdhënie korrekte mes dy familjeve.

Ata presin që drejtësia të bëjë punën e saj teksa paraqiten në gjendje shumë të rënduar emocionale dhe shprehen se ndihen të turpëruar nga ngjarja që ka ndodhur.

Banesat e autorit të dyshuar dhe të të miturës janë ngjitur me njëra-tjetrën dhe familjarët e lejonin që të shkonte në dyqan për të ardhur në ndihmë familjes të autorit të dyshuar.