MEKSIKË – Një aksident i rëndë ka ndodhur në Meksikën jugore, nga i cili humbën jetën 13 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Treni Interoqeanik që lidh shtetet e Oaxacas dhe Veracruz, doli nga shinat të dielën ndërsa kalonte një kthesë pranë qytetit të Nizandas.
“Marina Meksikane më ka informuar se, tragjikisht, 13 persona kanë vdekur në aksidentin e Trenit Interoceanic”, postoi Presidentja Meksikane Claudia Sheinbaum në X, duke shtuar se 98 persona janë plagosur, pesë prej tyre rëndë.
Ajo tha se i kishte udhëzuar sekretarit të marinës dhe nënsekretarit të brendshëm për të drejtat e njeriut që të udhëtonin në vendngjarje dhe të ndihmonin personalisht familjet. Në një mesazh të dielën në X, Guvernatori i shtetit Oaxacas, Salomon Jara, tha se disa agjenci qeveritare kishin mbërritur në vendin e aksidentit për të ndihmuar të plagosurit. Mediat e huaja shkruajnë se 241 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit ishin në tren kur ndodhi aksidenti.
Treni Interoqeanik u përurua në vitin 2023 nga Presidenti i atëhershëm Andres Manuel Lopez Obrador. Shërbimi hekurudhor është pjesë e një shtytjeje më të gjerë për të rritur udhëtimin me tren në Meksikën jugore dhe për të zhvilluar infrastrukturën përgjatë istmusit të Tehuantepec, një shtrirje e ngushtë toke midis Oqeanit Paqësor dhe Gjirit të Meksikës.
Qeveria meksikane planifikon ta shndërrojë istmusin në një korridor strategjik për tregtinë ndërkombëtare, me porte dhe linja hekurudhore që mund të lidhin oqeanet Atlantik dhe Paqësor. Treni Interoqeanik shkon nga porti i Salina Cruz në Oqeanin Paqësor deri në Coatzacoalcos, duke mbuluar rreth 180 milje













