Dje, në fshatin Bregas, Gramsh, është gjetur në banesën e tij, pa shenja jete, shtetasi B. D., 66 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













