Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare, ikona e kinematografisë franceze, Brigitte Bardot

:
Brigitte Bardot, aktorja dhe këngëtarja franceze që u bë një seks simbol ndërkombëtar në vitet 1950 dhe 1960, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

Bardot arriti famë botërore me filmin “Dhe Zoti… Krijoi Gruan” në vitin 1956, të shkruar dhe të drejtuar nga bashkëshorti i saj i atëhershëm, Roger Vadim. Për dy dekadat e ardhshme, ajo mishëroi imazhin e “macesë seksi” dhe u bë një figurë ikonike e kinemasë franceze.

Në fillim të viteve 1970, Bardot njoftoi tërheqjen e saj nga aktrimi dhe iu përkushtua aktivizmit për të drejtat e kafshëve, duke u bërë një zë i njohur për mbrojtjen e kafshëve në Francë dhe ndërkombëtarisht.