Arrestohet 34-vjeçari në Gramsh për shkelje të urdhrit të mbrojtjes dhe kërcënim me jetë

GRAMSH, 27 Dhjetor 2025

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 34 vjeç, pasi në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes është futur në banesën e babait të tij, ku ka ushtruar dhunë psikologjike dhe e ka kërcënuar atë me jetë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.