Temperatura të ulta dhe acar natën e ndërrimit të viteve

Sinoptikani Elvi Jahaj njofton se moti në fundjavën e fundit të vitit do të jetë i ftohtë dhe i acartë. Në Korçë, reshjet e dëborës pritet të ndërpriten me kalimin e orëve, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të ndikojë nga kushte ajrore të ftohta.

Temperaturat minimale gjatë fundjavës pritet të arrijnë -3 deri -4 gradë Celsius në zonat malore dhe -1 deri 0 gradë Celsius në ultësirën perëndimore, ndërsa mesdita do të shënojë rreth 13–14 gradë.

Për ditët e ndërrimit të viteve, datat 31 Dhjetor dhe 1 Janar, moti pritet të jetë kryesisht i acartë. Në relievet malore do të regjistrohen deri në -8 dhe -9 gradë, në vendet e ulëta -4 dhe -5 gradë, ndërsa në bregdet temperaturat do të luhaten nga 0 deri -1 gradë Celsius. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut.