Tragjike në Vlorë! U godit me top në kraharor duke luajtur ‘kalçeto’, ndërron Jjetë 42-vjeçari

Tragjike në Vlorë! Ishte duke luajtur kalçeto, i bie topi në kraharor, ndërron jetë një 42-vjeçar.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi B. R., rezident në Gjermani, u godit nga topi në kraharor dhe humbi jetën gjatë transportit për në spital, ku dyshohet se ka pësuar atak kardiak.

Aksidenti TRAGJIK në aksin Levan–Tepelenë, dalin PAMJET nga vendngjarja ku humbi JETËN 16 vjeçari!

Njoftimi i policisë:

Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 25.12.2025, në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.