“Shërbim shëndetëstor me AI”, Rama: Do rrisim pagat për mjekët dhe infermierët

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin e mjekëve dhe infermierëve, duke e cilësuar mjekësinë si një nga profesionet më të ndershme, por njëkohësisht ndër më sfiduesit. Gjatë fjalës së tij në një vizitë në QSUT, Rama deklaroi se përmirësimi i kushteve të punës dhe rritja e pagave për personelin shëndetësor do të mbeten prioritet i qeverisë edhe në vijim.

Rama bëri të ditur se buxheti i shëndetësisë për vitin e ardhshëm do të rritet ndjeshëm, me rreth 50 milionë euro më shumë krahasuar me këtë vit. Një pjesë e rëndësishme e kësaj rritjeje, sipas tij, lidhet me mbështetjen për pacientët onkologjikë, ku janë parashikuar 15 milionë euro shtesë për barna, ndërsa një tjetër fond prej 15 milionë eurosh do të shtohet në mesin e vitit të ardhshëm.

Kryeministri theksoi se qeveria synon të lehtësojë presionin mbi Spitalin Onkologjik në Tiranë, duke shpërndarë shërbimet dhe trajtimet edhe në spitale rajonale. Qëllimi, sipas tij, është garantimi i furnizimit të plotë me barna dhe ofrimi i kujdesit të njëjtë për pacientët në të gjithë territorin e vendit

“Ka marrë 50 mln euro më shumë se sa këtë vit dhe nuk janë pak për buxhetin tonë. Ka marrë 15 mln euro ekstra vetëm për barna onkologjike dhe do të shtohet edhe një 15 mln tjetër në mesin e vitit të ardhshëm për të pasur një tjetër mbështetje. Shqetësimin do e transformoj në mënyrë që gjithë presioni me Onkologjikun në Tiranë të ndahet me rijetëzimin në spitale rajonale duke garantuar të gjithë mbulimin me barna që të jenë garanci për të gjithë pacientët në të gjithë territorin. Kemi vendosur rimbursimin për 400 mijë pacientë… të gjitha këto janë në vizionin tonë.

Patjetër që do të mbyllet çfarë ka mbetur pa u mbyllur dhe ambicia është për të ngritur institutin kombëtar të arsimore për të adresuar këtë problem që po bëhet më i madh. Por tanimë ju e dini që do vazhdojmë të rrisim pagat për mjekët dhe infermierët”, tha Rama.