Tirana vendosi të largohet nga fusha e blertë sot, pikërisht në minutën e 77-të. Elbasani sapo kishte shënuar me penallti duke vendosur baraspeshën 1 me 1.
Te Tirana nuk ishin dakord. Trajneri Nuhiu përsëriti kërkesën, për të braktisur ndeshjen siç ndodhi në Durrës.
Po ashtu gjatë kësaj kohe u panë edhe ofendime ndaj gjyqtarit Laver Alla. Sipas bardhebluve, penalltia nuk ishte.
Tirana u rikthye disa minuta më vonë.













