KORÇË- Në pikën kufitare të Kapshticës është shënuar një rritje e numrit të personave, të cilët kanë hyrë në territorin vendas. Ky fluks vjen në prag të vigjiljeve të Krishtlindjes. Fluksi më i madh është në hyrje të territorit shqiptar. Kjo pasi shumë emigrantë kanë zgjedhur të kthehen pranë familjeve, për të festuar festat e fundvitit.
Sipas informacioneve nga autoritetet doganore, po punohet me tre sportele në hyrje dhe dy sportele në dalje, ndërsa për autobusët janë në funksion dy sportele enkas për ta. Bazuar në të dhënat zyrtare ka nisur regjistrimi me procedurë të përshpejtuar për mjetet me targa greke. Policia Kufitare është angazhuar me qëllim shamngien e rradhëve të gjata dhe përshpejtimin e procedurës për udhëtarët./













