Procedohet për prerje të paligjshme të druve 67-vjeçari në Librazhd

Librazhd

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. S., 67 vjeç, pasi ka prerë dru në kundërshtim me ligjin, në vendin e quajtur “Qafa e Rënxës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.