TIRANË- Molotovët e hedhur para kryeministrisë në protestën e sotme, kanë krijuar kaos mes protestës. Teksa qytetarët kanë hedhur disa molotovë rresht në derën kryesore të kryeministrisë, kanë ardhur zjarrfikëset, të cilët kanë shuar zjarrin.
Protesta e sotme ka qenë kryesisht e qetë dhe ka zgjatur rreth 2 orë. Disa incidente të vogla kanë ndodhur në fund të protestës, ku qytetarët kanë thyer kordonin metalik të vendosur para kryeministrisë.















