Makina përplas të moshuarën te vijat e bardha në Cërrik

Cërrik – Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel rreth orës 14:05 në aksin Cërrik–Belsh, ku një automjet ka përplasur një grua të moshuar që po kalonte rrugën në vijat e bardha.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti drejtohej nga një grua, e cila dyshohet se nuk ka qenë e vëmendshme në momentin e ngjarjes. Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka pësuar dëmtime dhe ka humbur ndjenjat.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulanca, të cilat kanë transportuar të dëmtuarën drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa automjeti i përfshirë në ngjarje është identifikuar.