Një 57-vjeçar ka humbur jetën teksa po punonte në një objekt ndërtimi në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së punimeve, kur punonjësi ka rënë nga lartësia e pallatit.
Sipas njoftimit të policisë, viktima ka pësuar dëmtime të rënda si pasojë e rënies, duke ndërruar jetë në vendngjarje.
Në lidhje me këtë ngjarje, është proceduar në gjendje të lirë drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit, për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.













