Arrestohet në Gramsh i riu për trafik droge

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Elbasan ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin R. H., 26 vjeç, banues në Gramsh, i cili ishte shpallur nga Gjykata e Elbasanit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.