29-vjeçari në Cërrik procedohet për rrahje

Cërrik, 16 Dhjetor 2025 – Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik referuan në Prokurori shtetasin A. K., 29 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin L. B., 37 vjeç, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.