TIRANE – Xhesika Ndoj është shpallur për të dytin vit radhazi fituese e çmimit “Talenti i Vitit” në kategorinë e vajzave, gjatë mbrëmjes gala “Topi i Artë 2025”.
Futbollistja e re u vlerësua për paraqitjet e qëndrueshme, progresin e vazhdueshëm dhe potencialin e saj gjatë gjithë sezonit.
Ky çmim vlerëson pasionin, përkushtimin dhe vendosmërinë e vajzave që sfidojnë paragjykimet dhe ndjekin ëndrrën e tyre për t’u afirmuar në futboll. Në garë për këtë trofe ishin të nominuara edhe Albana Malaj, Ambra Reshiti dhe Klesta Ago.
Trofeu iu dorëzua Xhesika Ndojt nga ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Foto Strakosha, i cili e përgëzoi për këtë arritje të rëndësishme.













