U dogj brenda automjetit në Vlorë, identifikohet ish-punonjësi i policisë që humbi jetën (EMRI)

VLORA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Qafën e Llogarasë, ku një automjet tip BMW është shkrumbuar nga flakët. Brenda mjetit është gjetur trupi i një personi të djegur, identifikuar si Artjol Xhelo, 32 vjeç, ish-punonjës i Policisë së Shtetit nga Ura Vajgurore, i cili në vitin 2023 kishte dhënë dorëheqjen nga struktura policore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:35. Shërbimet zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën të shuajnë flakët, por automjeti ishte shkrumbuar plotësisht. Viktima u gjet në sediljen e drejtuesit të makinës.