Përfshihet nga flakët një makinë në Llogara, një person digjet brenda tij

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në Llogara, ku një person ndërroi jetë pasi u dogj brenda një makine e cila u përfshi nga flakët.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Zjarrfikësit ndodhen në zonë, ku po punojnë për shuarjen e flakëve.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.