Operacioni “Storm”/ Arrestohen dy kolumbiane që kishin kthyer apartamentin në ‘fole’

Durrës

Policia e Durrësit ka finalizuar fazën e 11-të të operacionit policor të koduar “Storm”, i zhvilluar për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Operacioni u realizua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas disa javësh hetimesh të ndjekura me metoda speciale.

Si rezultat i këtij aksioni, në zonën e Shkëmbit të Kavajës u arrestuan dy shtetase të huaja, të moshës 26 vjeçe, banuese në Kolumbi, të cilat dyshohet se kishin marrë me qira një apartament dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit. Ato akuzohen për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe një shtetas shqiptar 22 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi dy pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash në lekë dhe valutë, tre aparate celularë, një bllok shënimesh si dhe disa karta SIM, të cilat do t’i shërbejnë hetimit.

Nga veprimet hetimore rezultoi se apartamenti i marrë me qira ishte përshtatur posaçërisht për këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale ju kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjshëm Durrës.