Cërrik – Arrestohet 61-vjeçari që thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 61 vjeç, i cili u kap duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Shkelja e kësaj mase përbën vepër penale dhe çon automatikisht në rikthimin e personit në qeli, ndërkohë që çështja i kalon ndjekjes penale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.