Akuzohet se kreu marrëdhënie me një të mitur, policia arreston 18-vjeçarin në Librazhd

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd ndaluan me iniciativë shtetasin A. V., 18 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Hetimet paraprake tregojnë se i riu dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, dhe çështja tashmë po hetohet në kushtet e ndjeshmërisë së lartë që kërkojnë rastet e abuzimit ndaj të miturve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.