Procedime penale për ndërhyrje në rrjetin ujësjellës dhe dhunë në Elbasan

Elbasan, 16 Nëntor 2025

Specialistët e Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për:

P. Q., për dyshimin se ka ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit.

I. M., pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

M. B., 32 vjeç, për kallëzimin se ka kanosur dhe fyer shtetasin O. M. nëpërmjet celularit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.