Elbasan, 16 Nëntor 2025
Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. V., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Shkelja rrezikon sigurinë e pjesëmarrësve në trafik dhe përbën një shkelje të rëndë të Kodit Penal.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













