Elbasan/Vlorë, 5 Nëntor 2025 – Në bashkëpunim me Policinë e Vlorës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin S. S., 36 vjeç, banues në Vlorë.
Ai ishte i shpallur në kërkim pasi një shtetase 31-vjeçare ka kallëzuar se ky shtetas e ka përndjekur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













