“Shitet lulishtja”, TABELA te “1 Maji” acaron deputetin Erion Braçe: Për atë Zot isha mirë në fshat!

Deputeti Erion Braçe ka denoncuar një fenomen të çuditshëm të ndodhur në njësinë 5 në Tiranë, ku lulishtes te 1 Maji, i ka dalë pronari.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ka publikuar një video, ku në mes të lulishtes, pronë publike, është vendosur tabela “Shitet toka”, së bashku me një numër kontakti.

Deputeti socialist, duket se është penduar që ka kandiduar në listën e hapur të deputetëve në Tiranë, dhe si zonë të tij zgjedhore kishte pikërisht njësinë 5.

Postimi i Erion Braçes:

KY QYTET ESHTE ALUCINANT, NUK KA MUNDESI;

KY KA NXJERRE NE SHITJE LULISHTEN-SHIHENI!

LULISHTJA E VETME TEK “1 MAJI” DHE NJE NGA DY LULISHTET QE KANE MBETUR NE NJESINE 5,

KA DALE NE SHITJE-E SHET KY NUMRI NE TABELE!

Per ate zot isha mire ne fshat, atje kishte parashikueshmeri;

Ketu cdo gje eshte e paparashikueshme, casti sjell gjithcka qe ti nuk e pret- SHITET LULISHTJA, eshte vene tani pasdite, ne mengjes kur kalova nuk ishte.

Doni me?

Ne NJESINE 5, ka ngelur dhe lulishtja ne krah te Presidentit, pas saj nuk ka me!

I ftoj te gjithe banoret e lagjes dhe lagjeve rreth 1 MAJIT te bejme pelegrinazh neser dhe ta qajme me shume se shiu sot!

Jane te ftuara institucione dhe media!