Elbasan, 10 Nëntor 2025 – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin:
S. S., 36 vjeç, pasi ka kallëzuar një 31-vjeçare se ky shtetas e ka kanosur nëpërmjet celularit dhe e ka përndjekur. Po punohet për kapjen e 36-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan













