Pjesëmarrja në votime 24.8 % në Cërrik, të pakënaqurit nuk votuan

Në Bashkinë Cërrik, pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme ka arritur në 24.8%, duke e renditur atë në vendin e tretë në nivel kombëtar për përfshirjen më të lartë të qytetarëve në votim por shume larg zgjedhjeve te vitit 2023.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, procesi në Cërrik është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente, ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë dukshëm më e lartë krahasuar me disa bashki të tjera të vendit.

Një element që ka ndikuar në këtë nivel pjesëmarrjeje ka qenë angazhimi i dukshëm i drejtuesve politikë dhe deputetëve socialistë, të cilët kanë qenë aktivë në terren gjatë diteve te fushates dhe ditës së votimit, duke inkurajuar te majtet të marrin pjesë në votime.

Në anën tjetër, Vlora ka regjistruar pjesëmarrjen më të ulët në këto zgjedhje, duke treguar një kontrast të dukshëm në interesin e qytetarëve për procesin elektoral.