Elbasani mposhti Egnatian me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Superiore. 
Goli i vetëm për verdheblutë erdhi nga Tsague në minutën e 66-të. Rrogozhinasit u goditën në fillimin e pjesës së dytë kur Haime mori kartonin e dytë të verdhë për të dalë me të kuq nga loja.
Pavarësisht lëvizjeve të Tetovës, skuadra nuk arriti të barazonte shifrat. Kjo është fitorja e katërt radhazi për skuadrën e Gvozdenoviçit pas asaj me Bylisin, Tiranën, Flamurtarin dhe tashmë me Egnatian.
Me këtë triumf barazon Vllazninë me 23 pikë duke udhëhequr kampionatin ndërsa Egnatia pozicionohet në vendin e 3-të me 19 pikë.
ELBASANI-EGNATIA 1-0













