VLORË- Një skandal ka ndodhur sot në disa qendra votimi të qytetit të Vlorës. Mëhet me dije se komisionerët e Partisë Socialiste janë kapur duke nxjerrë informacion mbi personat që kanë votuar, duke shkelur në mënyrë të drejtpërdrejtë rregullat e privatësisë dhe sigurisë zgjedhore.
Siç raporton Syri TV, pothuajse në çdo qendër votimi të qytetit, janë vërejtur raste ku komisionerët e PS kanë shpërndarë informacione për identitetin e votuesve. Gjithashtu disa komisionerë të PS janë parë të diskutojnë me individë të tjerë për identitetin e votuesve dhe se kush kishte kryer votimin.

Bashkitë Berat, Mat dhe Tepelenë shkuan në zgjedhje, pasi kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Ndërsa, në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës.
Garat kryesore:
• Vlorë: Brunilda Mersini (PS) përballet me Dionis Sotën (mbështetur nga PD) dhe Gjergj Nikën.
• Berat: Ervin Ceca (PS) kundrejt Pavlo Shkarpës.
• Mat: Altin Bojni (PS), Suzana Pasha (e pavarur, ish-anëtare e PS) dhe Eduart Brahilika (i mbështetur nga PD).
• Cërrik: Florenc Doka (PS), Amarildo Hoxha (i pavarur, i mbështetur nga PD) dhe Eligert Hima (Lëvizja Shqipëria Bëhet).
• Tepelenë: Gramoz Sako (PS) përballet me Gabriel Gumën (i pavarur, i mbështetur nga opozita)./Dosja.al













