Librazhd, 6 Nëntor 2025 — Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori për:
Sh. B., 54 vjeç, i dyshuar për pushtim të sipërfaqes së tokës;
E. M., 37 vjeç, i dyshuar për helmim të qenit të fqinjit, i cili ka ngordhur;
L. B., 58 vjeçe, e dyshuar për ushtrim dhune psikologjike ndaj bashkëshortes së djalit të saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan













