i trishtë! Ndahet nga jeta Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit të famshëm elbasanas, Fatos Kongoli.
Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e ka dhënë shtëpia botuese ‘Toena’.
Shtëpia botuese “Toena” njoftoi lajmin e hidhur me një mesazh ngushëllimi, duke vlerësuar talentin e tij dhe kontributin në letërsi. Ceremonia mortore do të zhvillohet në Tiranë, në ambientet e Shtëpisë “Alba”, më 31 tetor dhe 1 nëntor, ku familja, miqtë dhe lexuesit do të kenë mundësi t’i japin lamtumirën e fundit.

Postimi i Irena Toçi, Toena
Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për largimin nga jeta të DORIAN KONGOLIT, djalit të shtrenjtë të autorit të madh Fatos Kongoli, në moshën 47-vjeçare.
DORIAN KONGOLI jetonte e punonte në NJU-JORK prej më shumë se 25 vjet. Aty kishte ndërtuar familjen e tij të mrekullueshme dhe karrierën e tij të shkëlqyer në radhët e policisë nju-jorkeze.
Prej disa vitesh ai është shfaqur në faqen e Amazon.com edhe si autor romanesh, të botuara me pseudonimin Dorian Keys:
– Imprint legacy, 2019
– Morning star, 2020
– Yesterday’s Tomorrow: Big Brother Has Evolved, 2022
Në shqip ka qarkulluar deri tani vetëm një nga romanet e tij, titulluar “TRANSPLANTI I JETËS” (TOENA, 2020).
Në proces botimi është edhe romani i tij i fundit “E ardhmja e së djeshmes: Vëllai i Madh ka ndryshuar pamje.”
Pritja për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për t’u takuar me Fatos e Liri Kongoli do të kryhet në mjediset e Shtëpisë Alba, në rrugën e Durrësit
E premte, 31 tetor paradite 10:00-13:00; pasdite 17:00-20:00
E shtunë, 1 nëntor paradite 10:00-13:00; pasdite 17:00-20:00
Shpirti i tij pushoftë në paqen e përjetshme!
 
        



