Pjesë nga intervista
Blendi Fevziu: Korreshi nga ishte ky informacion, nga e more?
Saimir Korreshi: Po tregova burimin nuk marr dot informacione të tjera.
Blendi Fevziu: A jo burimin mos ma thuaj, po ma sill pak rrotull.
Saimir Korreshi: Pjesë e gazetarisë është, por më impresionoi me thënë të drejtën ajo se çfarë më shkruan, kështu që drejtova atë pyetje.
Blendi Fevziu: Për çfarë bëhet fjalë?
Saimir Korreshi: Ajo pajisje, është një DPI e cila ka shërbyer fillimisht për të mbyllur TikTok-un, por informacionet që unë kam ajo ka shërbyer për të përgjuar Task Forcë-n e ngritur nga SPAK për periudhën zgjedhore mars-prill-maj.
Blendi Fevziu: Kush e operonte pajisjen?
Saimir Korreshi: Ajo pajisje ishte vendosur pranë AKEP-it.
Blendi Fevziu: Pra ju po thoni që ka qenë punonjësit e AKEP-it që kanë operuar këtë pajisje dhe kanë përgjuar Task-Forcën e SPAK-ut?
Saimir Korreshi: Tamam-taman këtë nuk di ta them. Por, ju e dini se çfarë është bërë me serverat e tatimeve. Siç hyhet tek tatimet njerëz të paautorizuar, mund të ketë edhe te AKEP-i. Me sa më informuar çdo telefon, celular, apo kompjuter që punonte me rrjetin shqiptar, ëi-fi apo ndonjë kompani telefonike, mund të arrinte që të përgjohej gjithçka me këtë pajisje.
Blendi Fevziu: Çdo gjë do të thotë vetëm përmbajtja apo edhe identifikimi?
Saimir Korreshi: Unë nuk jam ekspert teknike, nuk jam i fushës. Sa i përket mesazheve të shkruara të shkruara në kohë reale, kurse videocall dhe telefonatat kishin një procedurë më të gjatë, por që edhe ato përgjoheshin. Pyetja ime e dytë që u bë ishte a ishin ndjerë të kërcënuar prokurorët e SPAK?! SPAK ka pasur informatorë brenda grupeve kriminale që merreshin me zgjedhjet, janë zbuluar ata që jepnin informacion, pasi përgjoheshin. Për mua është një nga gjërat më të rënda, sepse janë sabotuar të gjitha operacionet e SPAK./













