ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në provincën e Bolonjës, rreth orës 21:00, ku si pasojë ka humbur jetën një 7-vjeçar shqiptar. Sipas mediave vendase, një makinë Volkswagen Corrado që drejtohej nga një shqiptar u përplas me fort me një Renault Clio të drejtuar nga një 20-vjeçar.
Po ashtu raportohet se një nga automjetet dyshohet se ka kaluar në korsinë tjetër për të shmangur një motor që po kthehej drejt një stacioni karburanti. Mësohet se fëmija humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa babai i tij u plagosur, po ashtu dhe drejtuesi i makinës tjetër. Gjithashtu mediat italiane shkruajnë se fëmija që ndodhej në sediljen e pasme nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.
